Connect with us

Shqipëri

Legalizimi i kanabisit mjekësor, deputeti i PS-së: Mundësi e artë për Shqipërinë, do të kontribuojë në ekonomi

Publikuar

Deputeti i Partisë Socialiste Ilir Metaj këtë të martë në një intervistë të dhënë për “Sheshi i Dollarit”, ka dhënë detaje në lidhje me legalizimin e kanabisit mjekësor.

Metaj është shprehur se është e rëndësishme që të ndërmerret një hap I tillë pasi do të sjellë rezultate të larta edhe në ekonominë e vendi tonë.

Sipas tij kjo është industria që në shumë vende të botës po merr një përhapje të madhe ndaj nuk mund të përjashtonim Shqipërinë nga një mundësi e tillë.

“Shqipëria ka një mundësi të artë për të investuar në industrinë e shëndetit për ta kthyer atë edhe në ekonomi. Për të shfrytëzuar këtë mundësi ne nuk mund të themi se nuk jemi në këtë mundësi dhe nuk kemi luksin të themi se nuk marrim pjesë në këtë zinxhir global. Një investim i tillë është edhe një investim u mirë në ekonomi”, është shprehur deputeti i PS-së.

Ndër të tjera ai ka theksuar se projektligji i ka të përcaktuara qartë dhe në mënyrë rigoroze të gjitha masat dhe hapat e nevojshëm që duhet të ndërmerren për tu bërë pjesë e kësaj industrie.

Ky projekt ligj ka rreth tre vite që diskutohet ka kaluar fazat e duhura për marrjen e ekspertizës ndërkombëtare dhe kombëtare dhe atë të diskutimit publik dhe janë marrë parasysh të gjithë eksperiencat parasysh dhe janë bërë përpjekjet që ne të jemi në vendin dhe në momentin e duhur për të marrë pritshmëritë që presim është një mundësi e mirë që rregullon jo vetëm territorin por i hap dritaren çdo investimi në industri. Është momenti që ne ta zhbëjmë këtë tabu dhe ta kthejme në interes.

Ashtu siç do të futet përmes rrugës ligjore nëse do të abuzoje do të dalë menjëherë. Ligji do të ndjekë jo vetëm hyrjen në këtë industri por do të gjurmojë çdo shenjë në kultivim dhe në eksportet dhe nuk lë asnjë mundësi për eksport. Ne do të jemi këtu për të ndjekur zbatimin e këtij projektligji dhe kjo është koha e duhur për Shqipërinë dhe nuk mund të përjashtojmë veten tonë nga marrja e përfitimit në këtë treg global. Ku parashikohet vetëm brenda 2025 pritet që kjo industri të shkojë në 27 miliardë euro ndaj është një hap i rëndësishëm”, ka thënë ai./abcnews.al

Maqedoni7 minutes ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri37 minutes ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme2 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni3 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri3 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme4 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni6 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri6 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme6 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme7 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë7 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme7 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

NA NDIQ NË FACEBOOK