Connect with us

Kosovë

Ky është biznesmeni që dyshohet se rrahu Aliun nga Mitrovica

Publikuar

Një sulm fizik ndaj të riut, Ali Neziraj, mori vëmendje të madhe jo vetëm në qytetin e Mitrovicës, por edhe më gjerë. 29-vjeçari i cili është me nevoja të veçanta dhe ngecje në zhvillim, mori lëndime trupore pasi u rrah nga i dyshuari, i cili u arrestua dje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Mexhit Ibishi, 47-vjeçar.

Ibishi i cili është gastronom i njohur në qytetin e Mitrovicës dhe njëri nga pronarët e lokalit të natës ‘Fabric Night Life’, është identifikuar dje pas veprimeve hetimore dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’.

NA NDIQ NË FACEBOOK