Connect with us

Lajme

Ky është 60-vjeçari nga Gjakova që dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë 10-vjeçare

Publikuar

Sot u raportua për një rast të tmerrshëm që dyshohet se ka ndodhur sot në fshatin Rogovë të Gjakovës, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar seksualisht nga një 60-vjeçar. I dyshuari tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor dhe ndaj tij kanë nisur hetimet.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për Tom Qunin, i cili u arrestua sot paradite, pasi rasti u denoncua dhe Policia u aktivizua për kapjen e tij.

Sipas informacioneve të para, 60-vjeçari dyshohet se e ka prekur viktimën me zor dhe ka tentuar ta përqafojë, me qëllime seksuale.

Pas shoqërimit në stacion policor, i njëjti ka dhënë deklaratën e tij, ku është përballur me dyshimet se ka sulmuar seksualisht viktimën10-vjeçare.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 60-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.