Connect with us

Lajme

“Kurti vjet e vendosi gurthemelin e kësaj çerdheje, më s’u bë asnjë punë”

Publikuar

Bekim Salihu nga Instituti GAP ka publikuar një fotografi të vitit të kaluar, ku kryeministri Albin Kurti shihet, siç thotë ai, në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të një çerdheje në Prishtinë.

Salihu shkroi në Facebook se që nga ajo kohë nuk është lëvizur asnjë gurë.

“Kjo foto e Kurtit është bërë në tetor të 2022 në lagjen ku unë jetoj në Prishtinë. Ai pati vendosur gurthemelin për ndërtimin e çerdhes. Ai tha në atë kohë në ceremoni se kjo është dëshmi e përmbushjes së zotimeve tona”, shkroi Salihu.

“Nga tetori 2022 deri në korrik 2023, asnjë centimeter punë në këtë lokacion nuk është bërë. Tani duhet të thuash, kjo është dëshmi e deshtimeve tua”, shtoi ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK