Connect with us

Lajme

Kurti tregon se a do të dorëhiqen kryetarët aktual në veri

Publikuar

më

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nuk do të ketë dorëheqje të kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Për organizimin e tyre, ai shtoi se duhet të ndiqen procedurat që parasheh Ligji për Vetëqeverisje Lokale. Po ashtu, shefi i ekzekutivit tha se nuk mund të imponojë garimin në zgjedhje të Listës Serbe.

Kurti foli edhe për marrëveshjen për shtensionim, ku tha se pas dy javëve të qeta në veri, janë dakorduar për zvogëlim të pranisë së policisë.

“Në dy javët e fundit, nuk ka as protesta të dhunshme dhe as incidente. Duke pasur parasysh që në katër komunat në veri të Kosovës nuk ka as protesta të dhunshme dhe as incidente në dy javët që shkuan, ne kemi thënë që është e dobishme të bëjmë një zvogëlim, një reduktim për 25 për qind të pranisë së Policisë në ndërtesa dhe në rrethinat e tyre, si gjest i vullnetit të mirë nga ana e Kosovës. Në anën tjetër, ju e dini që ka pasur arrestime si asnjëherë më parë në veri të Kosovës, kundër ekstremistëve të dhunshëm, kundër grupeve kriminale ilegale dhe sundimi i ligjit vazhdon edhe më tej. Nuk është diçka që përfundon”, deklaroi Kurti.

Më tej, shefi i ekzekutivit theksoi se marrëveshja nuk përcakton largimin e njësiteve policore, sepse këtë e bën Policia e Kosovës.

“Njësitë policore nuk janë duke u zvogëluar, është duke u zvogëluar prania e policisë. Marrëveshja jonë nuk është për largim të kësaj apo të asaj njësie, sepse këto janë vendime të brendshme të Policisë së Kosovës, e cila ka kryer trajnime profesionale dhe ku politika nuk përzihet dot. As kemi vullnet dhe as kemi interes për një gjë të tillë. Ne çfarë kemi dakorduar në Bratisllavë dje, pas konsultimeve edhe me Policinë e Kosovës është se pas këtyre dy javëve, dukshëm më të qeta dhe më të sigurta në veri të Kosovës, mund të zvogëlojmë praninë e policisë, pra numrin e gjithmbarshëm për 25 për qind”, theksoi ai para gazetarëve.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme në veri, Kurti shtoi se duhet të ndiqen procedurat siç e parasheh ligji në Kosovë.

Po ashtu, shtoi se nuk do të ketë dorëheqje të katër kryetarëve.

“Dorëheqja është një akt individual moral, pra nuk e thotë dikush në vend të dikujt tjetër. Kur e thotë dikush në vend të dikujt tjetër, mund të jetë shkarkim. Por dorëheqja është dorëheqje e dikujt të veçantë, të cilën duhet ta pyesni. Nuk do të ketë dorëheqje, por do të ketë neni 72 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale”, shtoi ai.

Kurti deklaroi se nuk mund të imponojë garimin e partive politike dhe se ligji duhet të jetë mbi politikën.

“Unë si kryeministër i Kosovës duhet të krijojë kushtet për zgjedhje të lira, demokratike e ferr, që paraprihen nga një fushatë para zgjedhore, e cila ua mundëson të gjithëve të garojnë pa frikë, të votojnë pa kërcënime dhe unë e dua pluralizimin politik. Cila parti garon e cila parti nuk garon, unë nuk imponoj dot. Mirëpo, ne duhet të krijojmë kushtet që ata që duan të garojnë ta kenë një mundësi të tillë. Kjo nënkupton që ligji duhet të jetë mbi politikën në mënyrë që të kemi demokraci. Partitë politike janë aty, veçse ligji është mbi ato, përfshirë edhe mua si kryetar parti edhe si kryeministër”, përfundoi ai.

Të hënën në Bratislavë, është arritur marrëveshja ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak për shtensionimin e situatës.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme1 hour ago

Refuzojnë avokatin e popullit, dhomat e Specializuara nuk marrin pjesë në tryezën për Gjykatën Speciale

Shqipëri3 hours ago

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e dëmtuar, në gjendje stabël…

Lajme4 hours ago

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së

Maqedoni5 hours ago

Dorëhiqet zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri5 hours ago

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Lajme6 hours ago

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë

Religjion7 hours ago

Të vdesësh nuk është humbje, humbje paraqet të mos dish për çfarë po vdes

Maqedoni8 hours ago

Denoncoi vjedhjen e arit prej 3.000 eurosh, policia zbulon mashtrimin e 24-vjeçares nga Dibra!

Shqipëri8 hours ago

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Maqedoni9 hours ago

Nisin vaksinat kundër gripit në Maqedoni: Kush ka përparësi dhe si të regjistroheni?

Lajme9 hours ago

“O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”, studentët i vënë flakën Bashkisë së Tiranës (Video)

Maqedoni10 hours ago

“Kanceri nuk do të thotë vdekje” – Onkologu Ilir Ismaili me mesazh të rëndësishëm për pacientët

NA NDIQ NË FACEBOOK