Connect with us

Kosovë

Kurti: Kontributi i mërgatës ndjehet në të gjitha segmentet

Publikuar

Sonte në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, është bërë lansimi i platformës, dedikuar mërgatës ‘Shijo Kosovën’.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se mërgata jonë është brenda popullit dhe kombit, edhe pse është jashtë atdheut.

“Rikthimi juaj në atdhe simbolizon lidhjen e përjetshme. Mërgata ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha fushat dhe etapat”, tha Kurti. Sipas tij kontributi i mërgatës ndjehet në të gjitha segmentet.

Shefi i ekzekutivit premtoi mbështetje ndaj diasporës. Kurti tha se një mundësi e mirë për diasporën është edhe investimi në Fondin Sovran, që me të synohet indeksimi i kompanive kosovare.

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka vlerësuar rolin e mërgatës. Sipas saj platforma dedikuar mërgatës ‘Shijo Kosovën’, është mundësi për mërgatën.

NA NDIQ NË FACEBOOK