Maqedoni
Korridori VIII, ministrat e Jashtëm të Italisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mblidhen në Brindizi
Publikuar
para 3më

Ministrat e Punëve të Jashtme të Italisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mblidhen të enjten në Brindizi, Itali, në kuadër të një nisme e cila synon rritjen e bashkërendimit midis vendeve që përshkohen nga Korridori Panevropian VIII.
Korridori Panevropian VIII është një infrastrukturë strategjike midis Detit Adriatik e Detit të Zi, platformë ideale për rritjen e dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik midis vendeve të rajonit.
Në një njoftim për shtyp të ambasadës së Italisë në Shqipëri bëhet e ditur se në qendër të punimeve të këtij takimi do të jenë integrimi dhe bashkëpunimi, trajtimi i temave si lidhja, infrastrukturat, rritja ekonomike dhe dialogu me shoqërinë civile.
Në mbledhje do të marrin pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Olta Xhaçka, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Mariya Gabriel dhe ministri për Punët e Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Punimet, që do të zhvillohen brenda Castello Federiciano duke nisur prej orës 11:30, do të paraprihen në orën 11:15 nga një fotografi e përbashkët. Në përfundim të punimeve, rreth orës 12:50, në Klubin e Oficerëve të Marinës Ushtarake pranë Castello Federiciano, do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp e ministrave.
You may like

Shpronësimi s’është mbyllur për autostradën Shkup-Bllacë

Arrestohet serbi që voziste 160km/h, aty ku ishte e lejuar 80km/h

LSDM e pyet kryeministrin: A është Ratko Mlladiq gjeneral edhe i Mickoskit?

Sezoni i ajvarit nis me çmime të larta: Për shumë familje, tashmë është luks

Shtatori nuk pritet të jetë përvëlues, vjeshta do të vonohet

Këshilltarët e AKI-së përgënjeshtrojnë Kostovskin: Nuk kemi votuar për mbyllje të paraleles




Shpronësimi s’është mbyllur për autostradën Shkup-Bllacë

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

Rama: VV po bllokon ndërtimin e Kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimit “Agim Ramadani”

Arrestohet serbi që voziste 160km/h, aty ku ishte e lejuar 80km/h

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Janina Ymeri: Gruri i importuar pak ose fare nuk kontrollohet në Kosovë

LSDM e pyet kryeministrin: A është Ratko Mlladiq gjeneral edhe i Mickoskit?

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

“Ngjyrat e Lirisë” në Prishtinë: Arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

Sezoni i ajvarit nis me çmime të larta: Për shumë familje, tashmë është luks

Azizi: Feja dhe kombi – dy shtylla të shqiptarisë

