Connect with us

Kosovë

Konfiskohen lodra të pasigurta të fëmijëve

Publikuar

Inspektorati i Tregut i Kosovës ka zhvilluar një inspektim në terren, ku ka identifikuar produktet “Lodra për fëmijë – imitim i ushqimeve” të cilat janë të ndaluara të vendosen në treg.

Bazuar në dispozitat e Ligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, është i ndaluar prodhimi, importi, eksporti dhe vendosja e produkteve mashtruese në treg.

“Produktet mashtruese janë ato produkte të cilat kanë pamje imituese, që nuk është produkt ushqimor por ka formë, erë, ngjyrë, dukje të jashtme, ambalazh, shenjë, vëllim ose madhësi të produktit ushqimor, ashtu që konsumatori, sidomos fëmija, të mund ta ngatërrojë me produktin ushqimor dhe ta vërë në gojë, thithë ose gëlltisë, çka mund të paraqesë rrezik ose të shkaktojë ngufatje, helmim, shpim ose pengesa në traktin e tretjes”, thotë ligji në fjalë, raporton Klankosova.tv.

Me këtë rast, inspektorët për sigurinë e produkteve në kuadër të Inspektoratit të Tregut, kanë ndaluar nga shitja dhe kanë konfiskuar këto produkteve në sasi prej 417 copë.

“Inspektorati i Tregut mbetet i përkushtuar të mbrojë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve duke eliminuar nga tregu çfarëdo produkti që paraqet rrezik për përdorim, prandaj ftojmë të gjithë qytetarët që nëse hasin në produkte të tilla në treg të lajmërojnë inspektorët e tregut të cilët do të reagojnë konform kompetencave që kanë”, thuhet në njoftimin për media.

Shqipëri1 hour ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme2 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni3 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni5 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme6 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme6 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni6 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni7 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK