Connect with us

Lajme

Kërcënohet inspektori komunal në Prishtinë

Publikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person dje në Prishtinë nën dyshimin për kanosje të një inspektori komunal.

Gjatë kohës së kanosjes ai ishte i shoqëruar me njësitet policore duke e rrënuar një objekt.

“Rr. 18 Prilli, Prishtinë 14.07.2023-10:30.  Viktima mashkull kosovar- inspektor  komunal, ka raportuar se derisa ishte me asistencën e njësitit policor në rrënimin e një objekti, është kanosur nga i dyshuari mashkull  kosovar i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

NA NDIQ NË FACEBOOK