Lajme
Kaloi nga VV-ja në PDK, asamblistja e Prishtinës kthehet sërish në VV

Berna Saraçi është kthyer asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, sipas shefit të asamblistëve të VV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla.
“Na 3 asamblistët, sonte, në takim me Kryeministrin. Vazhdojmë rrugëtimin bashkë me Bernën”, ka shkruar Sveçla në Facebook, si përshkrim të fotos ku shihet me asamblistët Saraçi dhe Arianit Beqiri, dhe kryeministrin Albin Kurti.
Një muaj më herët, Saraçi kaloi nga VV-ja në Partinë Demokratike të Kosovës. Tash është kthyer sërish nga ku u largua më 21 qershor.
VV-ja në Prishtinë përmes një shkrimi në “Facebook” kishte lansuar akuza ndaj PDK-së, duke ngritur dyshime se ky vendim i Saraçit ishte marrë pa vullnetin e saj të lirë, duke theksuar se sipas tyre ajo është kërcënuar.



















