Connect with us

Lajme

Ish-drejtori i arrestuar në Mitrovicë është edhe këshilltar i ministrit Peci

Publikuar

Policia e Kosovës me urdhër të prokurorisë sot përveç ish-nënkryetarit të Mitrovicë nga LVV, Faruk Mujku ka arrestuar edhe Hysen Muzliukaj, ish-drejtorin e Kadastrit.

Muzliukaj tani mban postin e këshilltarit në Ministrinë e Bujqësisë që udhëhiqet nga Faton Peci.

Ai po dyshohet për korrupsion gjatë kohës sa ishte drejtor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi.

Policia e Kosovës ka bastisur sot dy lokacione, prona të Faruk Mujkut, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci” dhe ish-drejtorit të Kadastrit, Hysen Muzliukaj.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro.

Ata dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare gjatë kohës sa ishin pjesë e udhëheqësisë në komunën e Mitrovicës së Jugut.

/Insajderi

NA NDIQ NË FACEBOOK