Connect with us

Kosovë

Gruaja nga Prizreni godet me automjet një të mitur nga pakujdesia

Publikuar

Një grua nga pa kujdesia ka goditur me veturë një të mitur në Prizren.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas është liruar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:45.

Raporti i plotë:

“Fsh. Serbicë e Poshtme, Prizren 18.07.2023 – 11:45. E dyshuara femër kosovare deri sa ishte duke drejtuar automjetin nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull  kosovar i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas lirohet për në shtëpi”.

NA NDIQ NË FACEBOOK