Connect with us

Lajme

Gazeta greke: Autorët e vrasjes ishin me motoçikletë – viktima është nga Shkupi

Publikuar

Një sulm me armë zjarri në të cilin mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe një 45-vjeçar u plagos rëndë, është shënuar të shtunën në qytetin e Halkidiki, njofton protothema, përcjell KlanM.

Sipas informacioneve të para, ngjarja tronditëse ka ndodhur rreth orës 03:30, kur dy sulmues me tipare të fytyrës të mbuluara, kanë arritur në një banesë private në një resort të njohur dhe kanë hapur zjarr ndaj viktimave të ardhur nga Shkupi, përcjell KlanM.

Sipas të njëjtave burime, dy autorët mësohet se ishin me motor.

Nga të shtënat mbeti i vrarë një 39-vjeçar, i cili është një biznesmen, pronar i një kazinoje në Shkup, ndërsa mbeti i plagosur një shoku i tij 45-vjeçar, i shtruar në spitalin e Poligiros. Burimet raportojnë se tre muaj më parë ishte vrarë edhe një shok i viktimës.

Rasti është duke u hetuar nga policia./KlanMacedonia

NA NDIQ NË FACEBOOK