Connect with us

Lajme

Fillon tërheqja e Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri

Publikuar

më

Policia e Kosovës ka filluar tërheqjen e një numri të trupave që gjenden pranë objekteve komunale.

Lajmin për Insajderin se ka konfirmuar zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se ky vendim është marrë pas urdhrit nga Qeveria e Republikës.

“Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, të cilin e kanë pranuar eprorët e Policisë së Kosovës, atë vendim jemi duke e ekzekutuar”, ka thёnё Elshani.

Marrëveshja e arritur në Bratisllavë parashikon largim prej 25 % të policisë së Kosovës të vendosur atje kur u dërguan kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet e 23 Prillit.

NA NDIQ NË FACEBOOK