Sport
Eto’o telashe me drejtësinë, e denoncon vajza e tij

Samuel Eto’o ka sërish ‘ngatërresa’ me drejtësinë. Këtë herë ish-sulmuesi i njohur, aktualisht president i Federatës së Futbollit në Kamerun, është denoncuar nga vajza e tij, pasi nuk ka bërë pagesën për mbështetjen e saj.
Erika do Rosario Nieves është vajza që ligjërisht Eto’o e ka njohur vetën në shkurt të vitit 2022, megjithatë ajo ka denoncuar se ish-sulmuesi nuk i ka kryer asnjë nga pagesat mujore prej 1400 eurosh, që ia detyron ligji.
Lexo edhe:
- “Lajmëroni shokët”/ Pas Dokës, Tirana prezanton rikthimin e shumëpritur në kryeqytet
- I aftë me këmbë, reflekse dhe “mjeshtër” për penalltitë, Milan i vendos çmimin Maignan
- Conference League, dy skuadra dardane në ekranin e SuperSport
- Realizoi 9 gola sezonin e fundit, Augsburg blen Mërgim Berishën nga Fenerbahce
“Ai ka më shumë se 5 vite që nuk kryen pagesën për mbështetjen e vajzës së tij. Është e turpshme të mendosh që Eto’o jeton mes luksit dhe ajo ka një gjendje ekonomike shumë të vështirë”, tha avokatja e vajzës së sulmuesit kamerunas.
Në padinë ndaj të atit, Erika do Rosario Nieves kërkon të marrë pagesat për të gjithë muajt që kanë kaluar, ose rreth 90 mijë euro, si dhe garancinë që do të marrë këstin prej 1400 eurosh çdo muaj në të ardhmen.
The post Eto’o telashe me drejtësinë, e denoncon vajza e tij appeared first on SuperSport.


















