Shqipëri
Emërimi i Ballës në Ministrinë e Brendshme, mbërrin kërkesa e Ramës në presidencë

Kanë mbërritur në presidencë kërkesat e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Bledi Çucit dhe emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme.
“Referuar interesit tuaj mbi ardhjen në Institucionin e Presidentit të Republikës të propozimit për emërimin e z. Taulant Balla Ministër i Brendshëm, ju informoj që ky propozim sapo ka mbërritur”, thuhet në reagimin e presidencës.
Kryeministri Edi Rama vendoisi të shkarkojë nga detyra Bledi Çuçin pas ngjarjes në Borizanë, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan me shkopinj dhe shkelma dy persona dhe shkak u bë sherri për guroren.
Pas kësaj, shefi ekzekutiv ka propizuar emrin e Taulant Ballës për drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Kreu i shtetit tashmë pritet të dekretojë emrin, e dërguar nga Rama.




















