Connect with us

Lajme

E deklaruan të paaftë, por e Gjykata e dënoi me burg – këto janë veprat që ia përshkruajnë të miturit nga Prishtina

Publikuar

P.K tani 15 vjeçar (i mitur) është dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, përkundër që ekzaminimet kanë dëshmuar se mungesa në zhvillimin mendor, përkatësisht është i papërgjegjshëm. Këtë për Insajderin e ka konfirmuar babai i tij, S. K. Nga gjykata kanë treguar për veprat penale të cilat dyshohej i mituri ndërkohë babai pretendon se janë kryer një sërë shkeljesh në rastin e djalit të tij. Të cilave shkelje, thotë ai se sot iu vendos “kapaku”, me shqiptimin e dënimit. Insajderi sjell detajet.

S.K i ka thënë Insajderit se djali i tij ishte mbajtur në paraburgim për 4 muaj, herë pas here ai është ankuar për kushtet e rënda brenda qendrës së paraburgimit në Lipjan, sidomos në ditët me temperatura të larta.

Djali po më digjet, është me aftësi të veçanta, shteti të bëjë diçka, ai nuk është mirë. Po t’i thuash atij po, ai thotë po, po t’i thuash jo, thotë jo…”, sqaron prindi.

Ai ka thënë se qysh në fillim gjykatësi ka qenë në dijeni për gjendjen psikike, të djalit të tij, ka treguar se si ai dhe gruaja përjashtoheshin nga pjesëmarrja në seancë.

2 vjet e kanë dënu, fëmijën me aftësi të veçanta. Adnan Isufi ka bë shkelje të rënda të drejtave të fëmijës. Presim që Gjykata e Apelit ta rrëzojë vendimin, nëse nuk ndërhyn Isufi aty. Ska mujt fëmija me u mbrojtë, avokatët nuk kanë pasur raporte mjekësorë nga gjykata që ka qenë në dijeni”, ka thënë ai për Insajderin.

Ndërkohë këto pretendime të prindit po i hedhin poshtë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi i tha Insajderit se është e vërtetë që i mituri është mbajtur në paraburgim për 4 muaj, por që prapa qëndron një arsye.

“Po, rreth 4 muaj sepse bëhet fjalë për vepra penale komplekse, ndër më të rëndat, ku kërkohen ekspertiza, shqyrtim, analizë dhe vlerësim i cili kërkon kohë. Vetëm hetimi ka zgjatur gati 3 muaj dhe brenda një muaji është përfunduar i gjithë shqyrtimi gjyqësor. Shpallja e vendimit bëhet me dt 31. 07.2023. Do të thotë shqyrtimi gjyqësor përkundër kompleksitetit është përfunduar brenda rreth një muaji”, ka deklaruar ajo.

I mituri sipas gjykatës dyshohet për veprat penale të dhunimit të fëmijës nën 14 vjet, keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi dhe detyrim.

Gashi ka thënë se të gjitha masat në rastin e tij kanë rezultuar të pasuksesshme.

I njëjti ka me dhjetëra lëndë të hapura penale të natyrave të ndryshme. Janë shqiptuar masa të trajtimit psikologjik në liri, masa të mbikëqyrjes së shtuar nga ana e organit të kujdestarisë dhe të gjitha kanë rezultuar të pasuksesshme përkatësisht jo efektive”, thuhet në përgjigje.

Nga gjykata kanë deklaruar se “Ekspertizat psikiatrike tregojnë për çrregullim në sjellje, e cila vetëm ka degraduar. I mituri nuk vijon shkollimin dhe duket që nuk ka një mbikëqyrje efektive nga familja. Më detajisht arsyet janë pjesë e vendimeve lidhur me paraburgimin“.

Se i mituri ka të meta mendore ishte konfirmuar nga ekspertët qysh në fillimin e rastit të tij.

Bazuar në ligjet dhe nenet e Republikës së Kosovës, një i mitur nuk mund të dënohet nëse është nën moshën 16 vjecare. Që bie ndesh me veprimin e gjyqtarit në rastin e P.K, pas i njëjti ka qenë 14 vjeç kur dyshohej se ka kryer veprën.

Dhe në rast të dënimit, fillimisht duhet dërguar në institucion edukativo-korrektues deri në 2 vjet, ose mund të shqiptojë dënum me kusht në pajtim me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Në rastin konkret P.K ka qenë 14 vjeçar kur dyshohej për vepra penale, dhe dënimi i shqiptuar ndaj tij sipas babait është i formës së prerë, ai është dërguar në Lipjan për ta vuajtur dënimin.

Për vendimin e marrë sot (31 korrik), Insajderi ka kërkuar përgjigje edhe nga gjykata por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri tani.

Babai i të miturit, i tha Insajderit se do ta parashtrojë ankesën e tij në shkallën e dytë.

Unë, përmes avokatit do të ankohem në Gjykatën e Apelit, dhe besoj që s’mundet me ndërhy në drejtësi gjyqtari. Kam besim të plotë se do të hedhet poshtë ky vendim, sepse fëmija është i papërgjegjshëm për veprimet, ai është përjashtu nga seanca”.

Për rastin tashmë është informuar edhe Zyra e Avokatit të Popullit, e cila veçse e ka pranuar ankesën e S.K.

Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

NA NDIQ NË FACEBOOK