Lajme
Demiri: Sa më keq që është gjendja e shqiptarëve aq më mirë ndjehet BDI-ja!

Sa më keq që është gjendja e shqiptarëve aq më mirë ndjehet BDI-ja, kështu e konstaton siutatën politike, Abdush Demiri nga Lëvizja Besa.
“Sa më të varfër shqiptarët aq më e pasur BDI-ja dhe Alija!
Sa më shumë ikin shqiptarët nga vendlindja aq më komod bëhet hajnia dhe BDI-ja!
Kur shumica absolute e qytetarëve nuk kanë t’i paguajnë shpenzimet elementare të jetesës, del në skenë pasuria milionshe e familjarëve të Aliut me 40 hajduta-funksionarë të BDI-së!
Ju jo vetëm që shkatërruat ekonominë e këtij vendi, ju shkatërruat edhe shkollat shqipe, universitetet shqiptare dhe falë jush ata nuk sigurojnë as në rang listën më të ulët ose janë në listën e shteteve afrikane!
Ju shkatërruat dhe zhvillimin ekonomik rajonal shqiptar, asnjë investim, asnjë fabrikë në vendbanimet shqiptare!
Demagogjisë 20 vjeçare të “idealistit” fallco dhe “misionarit” të rrejshëm po i vjen fundi!”, ka shkruar Demiri në rrjetin e tij social Facebook.















