Connect with us

Bota

Del foto e 35-vjeçarit shqiptar të ekzekutuar në derë të shtëpisë në Selanik

Publikuar

Mediat greke kanë publikuar edhe foton e Erald Jonuzit, shqiptarit të ekzekutuar, gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme, në zonën Evozmo të Selanikut. Viktima, i datëlindjes 1988, 35 vjeç, ishte me origjinë nga Korça dhe jetonte prej vitesh në shtetin fqinj.

Policia thotë se viktima ishte duke parkuar automjetin poshtë banesës se tij në kohën që persona ende të panjohur hapën zjarr, duke e lënë të vdekur në vend. Mbi viktimën u zbrazën 4 plumba, sipas mediave greke.

“Autorët dyshohet se i kishin ngritur kurthin e vdekjes 35-vjeçarit, viktimës së atentatit dhe sapo e panë, e qëlluan me disa plumba në gjoks. Kur policia mbërriti në vendngjarje, e gjeti burrin të mbuluar me gjak në trotuar”, shkruajnë mediat greke.

NA NDIQ NË FACEBOOK