Sport
D’Ambrosio mbetet në Serinë A, gati firma me klubin kryeqytetas

Danilo D’Ambrosio pranë akordit me Lazion. Kështu raportojnë mediat italiane, që shprehen të bindura se e ardhmja e ish-mbrojtësit të Interit, do të vijojë të jetë në Serinë A, por këtë herë në kryeqytet.
Mbrojtësi 34-vjeçar u largua nga Interi, pasi i përfundoi kontrata dhe është në kërkim të një tjetër skuadre, teksa së fundi ka marrë një ofertë konkrete nga Claudio Lotito.
Shifrat e ofruara nga bardhekaltrit duken joshëse për D’Ambrosion, që gjithashtu vlerëson faktin që i është vënë në tavolinë një kontratë 2-vjeçare në një klub që do të luajë edhe në Ligën e Kampionëve.
Lexo edhe:
- “Messi” turk prezantohet të premten nga Reali
- 18 herë fitues të kampionatit dhe 2 herë të Europa League, Muçolli prezantohet te skuadra e re
- “Kërcënimi” i Al Khelaifit, Mbappe ka një afat për të marrë një vendim
- Krymi kthehet në Shkodër, çështje orësh zyrtarizimi te Vllaznia
Me transferimin e mundshëm të D’Ambrossios te Lazio, do të shtohet konkurrenca edhe për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili luan pikërisht në krahun e djathtë të prapavijës bardhekaltër.
The post D’Ambrosio mbetet në Serinë A, gati firma me klubin kryeqytetas appeared first on SuperSport.






















