Connect with us

Lajme

Bilall Kasami takon kryetarët e degëve të Shkupit

Publikuar

Lëvizja BESA ka vazhduar aktivitetet në kuadër të strukturimit dhe mirëorangizimit të partisë në Shkup, pavarsisht largimit të disa individëve.

Kreu u partisë, Bilall Kasami sot ka takuar kryetarët e degëve rajonale të Shkupit, ku ka  realizuar bashkëbisedim në Selinë Qendrorë të Lëvizjes BESA-Shkup.

Në takim Kasami njoftoi se ka biseduae për situatën aktuale politike si dhe me organizimin dhe fuqizimin e strukturave të partisë në Shkup dhe gjithë Republikën për parapërgatitjen e terenit për zgjedhjet parlamentare.

”Nga ky takim me unanimitet u vendos që koordinator për degën e Çairit të jetë Astrit Iljazi i cili njëkohësisht është këshilltar i Lëvizjes BESA në Komunën e Çairit!

Bashkë më të fortë, gjithmonë me BESË!”, ka shkruar Kasami.

NA NDIQ NË FACEBOOK