Kosovë
Behrami del me një video të re, imiton “vajin në tepsi” të Blerim Sallahut

Artan Behrami, ish-këshilltari i Hashim Thaçit, tashmë i njohur edhe si një nga impersonatorët më të mirë në vend, ka dalë me një video të re.
Behrami imiton elaborimin e famshëm të Zëvendës Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ku ky i fundit shpejtësinë e punës në atë ministri e jep me ekuivalentin më të çuditshëm ndonjëherë të “vajit në tepsi” teksa pandeh se ka gjetur analogjinë e përsosur shpjeguese; për çka edhe ishte bërë viral dhe kryesisht përdoret në mënyrë komike për referencë ndaj zyrtarëve që (ad)ministrojnë drejtësinë në Qeverinë Kurti II.




















