Connect with us

Lajme

Azizi: Bilall Kasami po vendos standard të ri në pushtetin lokal

Publikuar

Sekretari organizativ i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi ka thurur lavde për kreun e komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Azizi duke treguar një bisedë mes mërgimtarit shqiptar dhe një maqedonasi ka vënë në pah se puna e kreu të Besës, Bilall Kasami është e pashembullt në krahasim me kryetarët e komunave tjera. Andaj sipas Azizi, Bilall Kasami po vendos standard të ri dhe të paparë deri sot në pushtetin lokal.

Çfarë ndjesie kur zotimet e jetës kthehen në realitet!
Një gurbetçar i yni kishte takuar një të palës tjeter (maqedon) për nje hall të vetin. Mes tjerash duke ditur se është tetovar ai i kishte thënë: Biall Kasami na ka bërë shumë probleme, a e din pse?!
Gjithkund po bëhet muhabeti i tij se po bën shumë punë me 24 milion euro borxh me adminiatratë të shkatërruar e me qeverinë kundër. Neve po na sulmojnë njerëzit tanë nëpër komuna pse nuk po punoni si Bilalli plus ju e keni qeverin në mbeshtetje.
Bilall Kasami po vendos standard të ri dhe të paparë deri sot ne pushtetin lokal dhe nesër në qeveri.
Ky eshte modeli ynë,
të jeshë me Besë ka dallim!”, ka shkruar Azizi në Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK