Connect with us

Lajme

Arrestohet gruaja shqiptare që porositi vrasës për ta ekzekutuar burrin në Itali

Publikuar

më

Është arrestuar gruaja shqiptare në Itali, që porositi vrasës për ta ekzekutuar burrin e saj.

Më saktë, gruaja kishte paguar dy vrasës me pagesë, më 13 dhjetor të vitit të kaluar në Rocca Priora.

Shqiptarja ishte e lodhur nga abuzimet e shkaktuara nga burri i saj, Petrit Caka.

Ata inskenuan një grabitje në shtëpinë e shqiptarit e më pas e vranë me thikë duke i shkaktuar një sërë plagësh në qafë dhe në trup/

Pasi ekzektuan planin e vrasjes ata u kthyen në Shqipëri po atë mbrëmje, falë mbështetjes së porositësve të vrasjes.

Ishte vetë gruaja ajo që i lajmëroi karabinierët se kinse zbuloi trupin e bashkëshortit të vrarë pas një grabitje në shtëpi.

Por, më pas skenari i ngjarjes ndryshoi totalisht duke i zbuluar porositësit dhe vrasësit e shqiptarit Petrit Caka.

NA NDIQ NË FACEBOOK