Connect with us

Lajme

Aksident në Prizren, tre persona të lënduar

Publikuar

Tre persona janë lënduar pasi dy vetura u aksidentuan këtë të shtunë në Prizren, në rrugën për në Vlashnje.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

“Rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në rrugën për në Vlashnje, në Prizren. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe tre persona janë lënduar, të cilët janë dërguar në Emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se policia si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje.

NA NDIQ NË FACEBOOK