Connect with us

Lajme

Abazi: Deputetët e VV-së që nuk votuan për Kodin Civil janë kërcënuar e fyer brenda partisë

Publikuar

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, tha se ish-partia e tij Lëvizja Vetëvendosje, ka kërcënuar deputetet që kanë votuar kundër Kodit Civil.

Abazi ka thënë se në prapaskenë këta deputetë janë kërcënuar, fyer në vazhdimësi.

Sipas tij kërcënimet kanë përfshirë largimin nga grupet parlamentare si dhe mos futjen e tyre në listat e ardhshme zgjedhore.

”Deputetët  Vetëvendosjes si Eman Rrahmani, Visar Korenica janë kërcënuar në vazhdimësi. Janë kërcënuar me largim nga komisionet parlamentare, ka qenë trysni e madhe. Vetë nga Kurti i është bërë kërcënim të gjithë deputetëve që nuk janë duke e përcjellur vendimin e Kurtit që më nuk do të hyjnë në listë”, ka thënë Abazi. 

Kodin Civil e kishin votuar kundër disa deptuetë të LVV-së, përkundër se ishte kërkesë publike e LVV-së që të votohet.