Lajme
50-vjeçari nga Mitrovica vdes pasi ra nga ura

Një 50-vjeçar ka vdekur si pasojë e rënies nga ura në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:30.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Sot, rreth orës 13:30, është raportuar se në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e urës ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 50-vjeçar”, th ai.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.



















