Lajme
Zjarr në termocentralin Novocherkassk të Rusisë

Bllokun e gjashtë të energjisë në termocentralin “Novocherkassk” në rajonin e Rostovit të Rusisë e ka kapluar zjarri, njofton Ministria e Emergjencave e Rusisë.
Për shuarjen e zjarrit janë përfshirë gjithsej 46 ekipe shpëtimi dhe 15 njësi pajisjesh. Të dhënat paraprake nuk flasin për persona të lënduar.
“Uzina është vënë përkohësisht jashtë funksionit. Arsyet e zjarrit duhet të zbulohen”, thuhet në një deklaratë të kompanisë.
Three employees of the plant were injured in a fire in Novocherkassk. Local media report that an explosion was heard at the power plant before the fire broke out. pic.twitter.com/l944AQyEJ4
— NEXTA (@nexta_tv) June 14, 2023



















