Connect with us

Lajme

Zhvillimet në veri – Hovenier e fton Krasniqin në rezidencën e tij për drekë pune

Publikuar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është ftuar në një drekë pune sot nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Ai tha se diskutimet me Hovenierin ishin “të frytshme”.

“Raporti i Kosovës me SHBA-në është i shenjtë, i pazëvendesueshëm dhe i përhershëm. Diskutime të frytshme dhe miqësore me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, sot, gjatë një dreke pune në rezidencën e tij”, ka shkruar Memli Krasniqi.

Takimi i ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, vjen pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës.

NA NDIQ NË FACEBOOK