Lajme
“Wait, what?”, pas vendimit të ri të ARBK-së për Klan Kosovën, reagon Çitaku

Një vendim i ri sot nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) ka njoftuar se është anuluar vendimi i një dite më parë, i cili anulonte vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit Klan Kosova Sh.P.K.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, pas këtij vendimi të ri të ARBK-së tha se kjo është marrëzi.
“Wait, what?!!! Kjo është marrëzi. E tmerrshme. E frikshme”, ka shkruar Çitaku.
Kujtojmë se dje, Klan Kosova ka njoftuar se ARBK-ja e ka shfuqizuar vendimin e datës 14 të ARBK-së, me të cilin ia ka pezulluar certifikatën e biznesit të Klan Kosovës.
Ndërsa, në më pak se 24 orë, ARBK-ja përmes një vendimi të ri, e ka anuluar vendimin e djeshëm, ku Klan Kosovës sërish ia ka pezulluar certifikatën e biznesit.




















