Connect with us

Lajme

Vriten dy persona në Gjakovë

Publikuar

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar Lumni Graisha, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës.

Ai tha për Insajderin se dy viktimat janë vëllezër mes vete.

“Mund të konfirmoj behet fjal për vrasje te dyfisht. Viktimat janë vëllezër mes vete. Personi i dyshuar është i identifikuar por ndodhet në arrati”, ka thënë ai.

Ai bëri të ditur se deri me tani, motivet e vrasjes kanë të bëjnë për çështje pronësore.

NA NDIQ NË FACEBOOK