Connect with us

Kosovë

Vllasi: Kurti i takon gjeneratës së dytë të adhuruesve të stalinizmit

Publikuar

Ish-politikani dhe avokati, Azem Vllasi, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se i takon gjeneratës së dytë të adhuruesve të stalinizmit dhe enverizmit.

Sipas Vllasit, kjo tregohet më së miri me kryeneçësinë qe kryeministri po e tregon së fundmi lidhur me situatën e krijuar në veri, duke mos i dëgjuar këshillat e faktorit ndërkombëtar, që sipas tij, kanë pasur rol vendimtar në çlirimin dhe shtetbërjen e Kosovës.

“Nëse amerikanët kanë pasur rol vendimtar në çlirimin e Kosovës dhe në shtetbërjen e Kosovës, kur të sugjerojnë diçka që të mos krijohet ndonjë problem pasi vëmendja e tyre është e fokusuar se çfarë po ndodh në Serbi, posaçërisht në lidhje me Ukrainën, duhet të dëgjojmë. Por, Kurti me kryeneçësinë e tij, la përshtypje që nuk i dëgjon as amerikanët, është pjesëtar i gjeneratës së dytë të atyre adhuruesve të Stalinizmit, të Enver Hoxhës dhe të Enverizmit, i cili gjatë karrierës së tij në Shqipëri, e ka dashur më shumë se Zotin, Stalinin. Kurti asaj gjenerate i takon dhe i ka mbetur ai virusi që unë i kundërshtoj edhe amerikanët”, ka thënë ai të enjten në KTV

Vllasi ka deklaruar se nuk tregohet vendosmëria për ta respektuar Kushtetutën në formën se si është bërë nga Qeveria së fundmi në tri komunat veriore.

Ai ka thënë se respekti ndaj Kushtetutës nuk tregohet me inaugurim të kryetarëve të rinj në këto komuna, duke i rritur tensionet dhe duke i acaruar marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë.

“Nga 99’ta e këndej, kurrë marrëdhëniet më të acaruara me amerikanët sesa tani nuk i kemi pasur. Nëse ka mbetur të respektohet Kushtetuta në aspektin e inaugurimit të tre kryetarëve të ato komuna, atëherë e mjera Kushtetuta dhe kushtetutshmëria. Nuk është ajo punë kur tregohet vendosmëria jonë për ta respektuar Kushtetutën, por ka qenë më me rëndësi të shtyhej edhe pak dhe të dëgjoheshin këshillat e amerikanëve dhe evropianëve, sepse amerikanët e kanë një kontekst më të gjerë para vetes. Frikësohem se kjo kokëfortësia e Kurtit na ka shkaktuar dëme të pariparueshme për vetveten”, ka thënë ai.

Sipas tij, menaxhimi i shtetit dhe diplomacia në Kosovë aktualisht janë shumë të ndjeshme.

Shqipëri2 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme3 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni4 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni6 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme7 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë7 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni7 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni8 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK