Lajme
Vjedh një palë atlete, arrestohet i dyshuari në Pejë

Është arrestuar një burrë pasi ditë më parë i kishte vjedhur një palë atlete një burri tjetër.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
“Rr. Adem Jashari, Pejë 11.06.2023 – 13:43. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ditë më parë i kishte vjedhur një palë atlete viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.














