Connect with us

Lajme

Vizita e Ahmetit dhe Grubit në Kosovë, Fatmir Limani: Dërguan hisen e fitimit nga kazinot, për të…

Published

on

Gjatë ditës së djeshme, kreu integrist Ali Ahmeti dhe zv kryeministri Artan Grubit shkuan në Kosovë për të vizituar në fshatin Brojë, babain e ish Presidentit, Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim në tribunalin e Hagës. E këtë vizitë anëtari i kryesisë qëndrore të BESËS, Fatmir Limani e ka cilësuar si një vizitë me një prapvijë tjetër.

Sipas Limanit, në këtë vizitë është bërë dërgimi i parave të fituara nga kazinot në vend, për të siguruar mjete për mbrojtjeje të Hashim Thaçit në tribunal, ndërsa ky i fundit në mbledhjen e fundit të LPK-së, Ahmetin e ka shpallur tradhëtar.

Limani madje ka shpërndarë edhe disa fotografi ku shihet se në këtë vizitë i pranishëm ka qenë edhe drejtori i llotarisë online, Përparim Bajrami.

Në vijim ua sjellim të plotë reagimin e Fatmir Limanit në rrjetet sociale

• Delegacionit të Shtabit të Përgjithshmëm të U. Ç. K-së, i paraprijë nga Karadyzeni dhe shoqëruar nga drejtori i Speciales-A. Grubi, vizitojnë (me sherr) Kullën heroike në Brojë.
• Dërgojnë hisen e fitimit nga kazinot, për të siguruar mjete-mbrojtjeje të shefit, i cili në mbledhjen e fundit të L. P. K-së, Karadyzenin e shpalli tradhëtar.
• Drejtor i Llotarisë dhe On-Line Kazinos- Përparim Bajrami me shefin A. Grubi e hapin kuletën e bëmirësisë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë të Iliridës.
*Ps: ZOT, cëlët përfaq’sojnë U. Ç. K… ?!!!

NA NDIQ NË FACEBOOK