Connect with us

Lajme

VIDEO/ Makina merr flakë në ecje në Krujë, shpëtojnë mrekullisht 4 persona

Publikuar

KRUJË- Një makinë tip “Benz” është djegur në afërsi të fshatit Brret në Krujë mbrëmjen e sotme.

Autovetura me të cilën udhëtonin 4 persona ka marrë flakë ne ecje dhe si pasojë e flakëve është djegur totalisht dhe pse ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qenë e menjëhershme.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi personat që udhëtonin në të kanë konstatuar flakët dhe me pas braktisin mjetin.

Grupi hetimor ka nisur verifikimet për të caktuar shkaqet e këtij incidenti, që fatmirësisht nuk shkaktoi dëme në njerëz./n.m. abcnews.al