Connect with us

Kosovë

VIDEO/ Kuvendi i Kosovës “shpërthen” në duartrokitje, emocionohet Kurti

Publikuar

Sot në Kosovë po mbahet seanca parlamentare ku në fokus janë ngjarjet që po zhvillohen në  veri të vendit.

Gjatë fjalës së tij, Kurti theksoi se mbështetjen e qeverisë ndaj forcave të policisë që prej disa ditësh janë sulmuar nga serbët e veriut të Kosovës.

Teksa kërkoi dhe aprovim nga të pranishmit në Kuvend për t’i dhënë mbështetjen e duhur forcave policore, pati si përgjigje një duartrokitje të gjatë e cila duket se e emocionoi Kurtin.

Albin Kurti: Ne i kemi pa  numër, dëshmi, evidencë materiale për lidhjet e grupeve kriminale me Serbinë. Pas eskalimit të situatës dhe lëndimit të dhjetëra ushtarëve të KFOR, janë arrestuar Nebojsha Elezoviç i cili e ka shoqëruar Goran Rakiçin gjatë udhëtimit të tij në Beograd më datë 23 Mars 2022 për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Serbisë. Radosh Mitroviç dhe Milentjeviç, këta janë arrestuar. Më 31 Maj, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas serbë, Ivan Sekuliç dhe Sinisha Jevtiç. Ata kanë poseduar materiale të dyshimta, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, kartelë të veteranëve të luftës dhe Akademisë për Sigurinë serbe, shufër metalike, disa thika, substanca narkotike, spray të ndryshme, sfera metalike dhe një çekiq. A e kuptoni pra me çfarë kemi të bëjmë?! Me milici fashiste! Dhe për këtë përballje, policisë së Kosovës i duhet qeveria e Republikës së Kosovës, e ka! Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi i Republikës, ju tregoni a e ka. Policisë së Kosovës i nevojitet populli i Kosovës, e ka! Pra, është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetueshmëri. Policia jonë ka nevojë për mbështetje, jepjani këtë mbështetje!

(Duartrokitje e gjatë në sallën e Kuvendit)

Albin KurtiJepjani këtë mbështetje Policisë së Republikës e cila është në vijë fronit me milicinë fashiste, nuk jemi kundër serbëve!

 

Lajme4 minutes ago

Mexhiti: Çarshia po rikthehet në shkëlqimin e saj, mbi 28 milionë denarë investim

Lajme12 minutes ago

Limani: Duhet ta rikthejmë ASH-në si subjekt konkurrues dhe faktor serioz në Maqedoninë e Veriut, do ta shfrytëzojmë të gjithë potencialin njerëzor

Maqedoni13 minutes ago

VMRO shpërthen ndaj “Supremes”: “16 viktima dhe askush përgjegjës”

Maqedoni27 minutes ago

Plumbat në Çair përfunduan me vdekje: Kallëzim penal ndaj dy personave

Lajme33 minutes ago

Dauti viziton pikën kufitare Bellanoc–Stançiq: Po punojmë që të mundësohet edhe qarkullimi i mallrave

Lajme35 minutes ago

Në prill Kurti e donte Vlora Çitakun kryetare të Kuvendit, sot nuk ia dhanë votat për nënkryetare

Maqedoni51 minutes ago

AKI mobilizon strukturat në Bërvenicë, Jusuf Shaini në krye të shtabit zgjedhor

Shqipëri1 hour ago

“Rrugëtim i paharrueshëm”- U largua nga Ministria e Brendshme, Lamallari reagon përsëri: Do ta vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të Ramës!

Lajme2 hours ago

MPB-ja kryen kontrolle në 28 lokacione: Janë siguruar dëshmi për drejtimin e autobusëve dhe kamionëve me leje të falsifikuara

Lajme2 hours ago

Në Zhelinë mblidhen kryetarët e komunave të Pollogut, Sejdiu: Optimizimi i rrjetit shkollor të bëhet me analiza të plota

Lajme2 hours ago

Hamza: Prej sot PDK nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit, lëndën do ta dërgojë në Kushtetuese

Lajme3 hours ago

Mickoski: Nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, do t’i pranojmë dhe do t’i fitojmë

NA NDIQ NË FACEBOOK