Bota
Vdes ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi

Ka vdekur në moshë 86-vjeçare ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, raporton The Guardian.
Berlusconi ishte një nga politikanët më të shquar të Italisë, duke bërë një rikthim politik në vitin 2017, pavarësisht nga një karrierë e njollosur nga skandalet seksuale, akuzat e panumërta për korrupsion dhe një dënim për mashtrim tatimor.
Ai vdiq në spitalin San Raffaele në Milano, ku kishte kaluar gjashtë javë këtë pranverë duke iu nënshtruar trajtimit për një infeksion të mushkërive të lidhur me një leuçemi kronike.





















