Connect with us

Lajme

“U ngrit aktakuza”, flet avokati i tre policëve kosovarë pas lirimit nga paraburgimi

Publikuar

Tre pjesëtarët e policisë së Kosovës, të cilët u arrestuan më 14 qershor në Serbi, janë liruar përgjatë së hënës.

Avokati përfaqësues i tre policëve, Gradimir Naliq, ka folur për REL-in në edicionin serb pas lirimit nga paraburgimi i tre policëve kosovarë.

“Është ngritur aktakuza, janë liruar nga paraburgimi dhe do të mbrohen në liri”, tha Naliq dhe shtoi se policët po kthehen në Kosovë.

Ai po ashtu tha se është “në interes të klientëve” të mos thotë asgjë më shumë për këtë rast.

Ndryshe, bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar vazhdimisht lirimin e pakushtëzuar të policëve. /Insajderi.org/