Connect with us

Kosovë

Tre të lënduar në aksidentin në Maxhunaj të Vushtrrisë

Publikuar

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe sot në fshatin fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, në rrugën Mitrovicë- Prishtinë ku janë përfshirë dy makina.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 20:30, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në fshatin Maxhunaj, në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar”- ka thënë Zahiti./GazetaSinjali/

NA NDIQ NË FACEBOOK