Sport
Trajneri i ri i Napolit, De Laurentiis pret shkarkimin e një kampioni

Pankina e Napolit ende nuk ka “gjetur” pronar dhe pas Paulo Sousa dhe Rudi Garcia, një tjetër emër ka dalë në skenë së fundmi.
Sipas medieve italiane trajneri i ri i kampionëve të Seria A do të jetë Christophe Galtier.
Lexo edhe:
- Lidhje në distancë? Romeo Beckham largohet nga Inter Miami për hir të dashurisë
- Latifi largohet nga Vllaznia, gati firma në kryeqytet
- Guardiola: Në Champions mund të ndodhë gjithçka, sot mund të ishte Inter duke festuar
- Klubi i njohur francez dënohet nga Federata, humbet mundësinë e rikthimit në Ligue 1
Vetë Galtier raportohet se ka informuar Napolin se ka ndërprerë bashkëpunimin me Paris Saint-Germain dhe diçka e tillë duket se i ka gëzuar italianët.
Megjithatë i vetmi detaj që nuk ka gjetur ende zgjidhje duket se është paga e teknikut, pasi ai kërkon minimum 5 milionë euro në tre vite, një shifër e lartë për De Laurentiis.
The post Trajneri i ri i Napolit, De Laurentiis pret shkarkimin e një kampioni appeared first on SuperSport.






















