Connect with us

Kosovë

Sveçla dhe Bushi shkojnë në vendin ku janë zhdukur pasagjerët e veturës që ra në Lepenc

Publikuar

 Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Nazim Bushi, kanë shkuar në vendin ku është aksidentuar vetura me targa kosovare, e cila ka rënë në lumin Lepenc.

Sveçla dhe Bushi i janë bashkuar ekipeve që janë në vend të ngjarjes dhe po vazhdojnë kërkimet për trupat e zhdukur të tre personave që ishin pasagjerë të veturës, raporton indeksonline.

U raportua se nga veutra me targa të Republikës së Kosovës, ka shpëtuar vetë një person.

Shkëlqim Pacolli është deri më tani i vetmi pasagjer që shpëtoi, pasi i njëjti kihte kërcyer nga vetura.

Familjarët e tij, Naim Pacolli, Merita Pacolli dhe Ermal Pacolli janë pasagjerët e tjerë të cilët akoma nuk janë gjetur.

Njësitet e kërkim-shpëtimit janë shtuar pranë Lepencit, dhe akoma janë duke vazhduar kërkimet.

The post Sveçla dhe Bushi shkojnë në vendin ku janë zhdukur pasagjerët e veturës që ra në Lepenc appeared first on KosovaNews.