Lajme
SPAK zbarkon në Kukës, sekuestrohen kamerat e bashkisë – merret një vendim edhe për vajzën në video

SPAK ka sekuestruar kamerat e sigurisë në bashkinë e Kukësit pas publikimit të video skandalit ku shfaqet ish-kreu i dorëhequr i bashkisë Safet Gjici teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në ish-zyrën e tij.
Hetuesit pritet të verifikojnë të gjitha hyrje daljet e vajzës në ambientet e bashkisë para dhe pas datës 6 qershor, ditë në të cilën rezulton se është regjistruar edhe videon e bërë publike.
Ndërkohë, Euronews Albania raporton se burime nga SPAK u bëjnë me dije se, vajzës që shfaqet në videon e bërë publike i është ndaluar e drejta për të dalë jashtë territorit të Shqipërisë.




















