Connect with us

Sport

Sirena angleze për Asllanin, e kërkon skuadra surprizë e Premier League

Publikuar

Kristjan Asllani nuk gjeti hapësira në edicionin që sapo u mbyll në Serie A, që përkoi me sezonin e tij të parë si interist. Situatë që mund të bëjë që 20-vjeçari të ndryshojë ambient.

Interi ka investuar 15 milion euro për kartonin e Asllanit, i cili mund të nisë një aventurë të re. Në Premier League te Brighton. Trajneri Roberto De Zerbi ka shprehur simpatinë për futbollin e Kombëtares së Shqipërisë.

Lexo edhe: 

Dhe vetëm pak ditë më parë ka patur një darkë pune mes teknikut italian të “pulëbardhave” dhe drejtorit sportive të Interit: Piero Ausilio. Megjithatë mediet nuk kanë mundur të zbulojnë nëse ka pasur negociata serioze.

Por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë huazimi, pasi tek Interi e shohin 20-vjeçarin si lojtarin e së ardhmes. Gjithsesi, mbetet për t’u parë e ardhmja e Brozovic.

 

Kroati ka ofertë nga Arabia Saudite. Dhe ikja e tij mund të shtojë shanset e mesfushorit nga Elbasani për të përfituar minuta me nënkampionët e Europës.

Asllani realizoi një gol fantastik me fanellën kuqezi ndaj Ishujve Faroe. Duke dhënë mesazhin se ai meriton më shumë besim tek Interi apo dhe diku tjetër. Mbetet për t’u parë se çdo të rezervojë merkato verore për talentin kuqezi.

The post Sirena angleze për Asllanin, e kërkon skuadra surprizë e Premier League appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK