Connect with us

Ndryshe

Rreshton dhe vret pamëshirshëm tre djemtë e tij, 32- vjeçari shfaqet i qetë gjatë momentit të arrestimit (Video)

Publikuar

Komuniteti lokal i Ohajos në SHBA është i tronditur nga vrasja e trefishtë e tre djemve të moshës 7, 4 dhe 3 vjeç, të cilët u ekzekutuan me gjakftohtësi nga babai i tyre.

Chad Doerman u arrestua menjëherë pas krimit tronditës të enjten e kaluar dhe po mbahet në burgun e qarkut në Clermont. Të premten, kur doli në gjykatë për t’u informuar për aktakuzën, 32-vjeçari shpërtheu në lot teksa prokurorët përshkruan tmerrin që ndodhi pasditen e kaluar në shtëpinë e tij. 32-vjeçari rreshtoi tre djemtë e tij të vegjël dhe i ekzekutoi.

“Në një akt mizorie të papërshkrueshme, babai rreshtoi tre djemtë e vegjël dhe i ekzekutoi në shtëpinë e tij me pushkë. Dihet se njëri nga djemtë arriti të shpëtonte dhe vrapoi në një fushë afër shtëpisë. Babai e tërhoqi zvarrë në shtëpi dhe e ekzekutoi para dëshmitarëve” tha Prokurori i Qarkut David Gast për Doerman.

Duke i quajtur vrasjet e djemve si “veprimin më të keq kriminal” që ka parë në karrierën e tij, Gast shpjegoi se nëna 34-vjeçare e fëmijëve u përpoq të shpëtonte fëmijët e saj duke i rrëmbyer armën 32-vjeçarit, i cili e qëlloi në krah.

Sipas të njëjtit prokuror, Doerman pranoi veprimet e tij, të cilat duket se ishin të paramenduara, megjithëse motivet e tij të sakta mbeten të panjohura për momentin.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se njerka e burrit ka arritur t’i shpëtojë masakrës , Ajo iku duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihmën e fqinjëve për të kontaktuar policinë.

Në videon e publikuar pas arrestimit të 32-vjeçarit, ai shihet i qetë me armën pranë tij në shkallët e shtëpisë. Policia e arreston ndërsa në sfond dëgjohet një grua duke qarë dhe duke bërtitur.

Maqedoni3 minutes ago

Zjarri në spitalin modular: Familjarët të zhgënjyer nga drejtësia, Prokuroria e mbylli një hetim kurse tjetrin po e zvarrit pa dhënë detaje

Shqipëri33 minutes ago

Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

Lajme1 hour ago

“Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli

Maqedoni3 hours ago

Ministritë, komunat, ndërmarrjet publike dhe kompanitë shtetërore kanë borxh 693 milionë euro

Shqipëri3 hours ago

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

Lajme4 hours ago

Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale

Maqedoni5 hours ago

Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkup

Shqipëri6 hours ago

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

Lajme7 hours ago

“U infiltrua në SHIK dhe depërtoi në AKI”, Kajtazi sjell historikun e errët të Fatmir Shehollit

Maqedoni8 hours ago

ASH: Me mbylljen e shkollave Maqedonia po e humb të ardhmen e saj

Shqipëri8 hours ago

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Lajme9 hours ago

VV’ja paralajmëron dorëzimin në Prokurori të materialeve për raste të dyshuara të legalizimeve nga Komuna e Prishtinës

NA NDIQ NË FACEBOOK