Connect with us

Kosovë

Regjimi i vizave sanksion ndaj Kosovës? Përgjigjet Edi Rama

Publikuar

Kryeministri Edi Rama, është treguar mjaft i ashpër ndaj Qeverisë se Kosovës për zhvillimet në veri. Ai tha se Shqipëria qëndron bashkë me BE-në për çdo kritikë në veprimet që janë bërë.

Shqipëria nuk ka shanse të zhvendoset nga boshti i BE-së. Ne si vend jemi 100 për qind kundër mënyrës se si po veprohet. Cili është interesi strategjik i Kosovës në këtë rast po hynë në një diskurs përplasje dramatike me BE-në“, tha ai.

Rama ka folur edhe për sanksionet e mundshme ndaj Kosovës.

Nuk mund ta bëj asnjë koment për këtë. Jam i tmerruar nga kjo ide. Këto janë masa që Bashkimi Evropian i merr ndaj vende jo dashamirëse. Ndërsa po detyrohen t’i ndërmarrin ndaj një shteti që e kanë krijuar vetë“, tha kryeministri i Shqipërisë.

Rama po ashtu u shpreh se sa i përket mbajtjes se zgjedhjeve në veri ai ka mbështetur Kurtin, por tani ai tha se është kundër veprimeve në veri.

Shqipëria nuk është ufo. Nuk funksionon e izoluar dhe marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën është marrëdhënie vëllazërie. Por Shqipëria është një shtet që është pjesë e pandashme e bashkësisë atlantike, anëtar i NATO-s dhe nuk ka asnjë shancë që Shqipëria të zhvendoset nga boshti i Bashkësisë Atlantike për nuk e di se çfarë, për më tepër, ua kam thënë edhe më parë, ne mendojmë jo 99 por 100 përqind siç mendojnë aleatët tanë në këtë rast. Ashtu sikundër ua kam thënë që kur disa prej partnerëve i thoshin Albinit dhe autoriteteve të Kosovës mos i mbani zgjedhjet në veri, unë isha 100 përqind me Albinin që zgjedhjet duheshin mbajtur sepse bojkoti i serbëve nuk mund të fitonte statusin e instrumetit fatal për republikën e Kosovës që s’duam ne të marrim pjesë e s’bëjmë dot zgjedhje dhe në atë rast kam dhënë kontributin modest që partnerët të kuptonin se këtu nuk ishte çështje e një teke të Albin Kurtit por qëndrim parimor dhe për mua i saktë, mirëpo sot, jo vetëm që nuk ndajmë opinonin se si po veprohet, por ne si vend jemi 100 përqind kundër mënyrës se si po veprohet”, u shpreh Rama.

NA NDIQ NË FACEBOOK