Connect with us

Kosovë

Reagon AAK-ja pas paralajmërimeve për sanksione: Kurti urgjent të bashkërendojë veprimet me aleatët

Publikuar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar për paralajmërimet që Bashkimi Evropian ”do t’i vendosë sanksione Kosovës“.

Partia që drejtohet nga Ramush Haradinaj e ka cilësuar këtë situatë si të rëndë.

Ai ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të bashkërendojë veprimet me aleatët perëndimorë.

”Kosova asnjëherë nuk ka qenë në situatë më të rëndë politike, diplomatike dhe të sigurisë se sa sot“.

”Kërkojmë nga kryeministri Kurti që urgjentisht t’i bashkërendojë veprimet me aleatët ndërkombëtarë, me ShBA-të në veçanti, para se gjendja të eskalojë e të marrë kahje edhe më të rëndë“, thuhet në reagimin e AAK-së.

NA NDIQ NË FACEBOOK