Kosovë
Rasti i dhunimit para 2 muajve në Fushë Kosovë – arrestohet i dyshuarit tjetër

Policia ka njoftuar se tashmë ka arrestuar personin e dytë të dyshuar për një dhunim që ka ndodhur me 2 prill në Fushë Kosovë.
“DHUNIM- Fushë Kosovë 02.04.2023 – Pas hetimeve të detajuara, me datë 11.06.2023 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh.



















