Connect with us

Kosovë

Raportohet se Elbert Krasniqi hyri brenda komunës së Leposaviqit – serbët po e protestojnë/VIDEO

Publikuar

“Kosovo Online”, po raporton se Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hyrë sot në komunën e Leposaviqit për ta takuar kryetarin, Lulzim Hetimi i cili ka që 20 ditë që po qëndron brenda objektit.

Sipas kësaj medie, serbët lokalë iu kanë afruar derës së përparme të komunës për ta kundërshtuar praninë e ministrit. Përfaqësuesit serbë po e konsiderojnë këtë si një provokim të ri të Prishtinës.

Ish-kryetari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, i tha gazetarit të “Kosovo Online” se informacionin për hyrjen e Elbert Krasniqit në ndërtesën e komunës e ka konfirmuar komandanti i kontingjentit hungarez të KFOR-it, i cili siguron vetë hyrjen në ndërtesën e komunës.

Ndërkohë, një grup i serbëve në Leposaviq sot në mëngjes janë duke vazhduar protestën në mënyrë para ndërtesës së komunës duke kërkuar që Policia dhe kryetari Hetemi të largohen nga ndërtesa e komunës.

Ata janë dëgjuar duke thënë “Jashtë, jashtë”.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK