Lajme
Rama e zbulon: Këto dy persona janë të painteresuar për asociacionin, iu duhet armiku i jashtëm…

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp që po mban, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk janë të interesuar për Asociacionit.
“Zero sepse së pari përpjekja ime për t’u takuar me kruyeministrin e Kosovës nuk ka filluar sot, ka disa ditë që i kam kërkuar te takohemi për të folur për këtë situatë. Për mua nuk ka surpriza apo gjëra të panjohura me Albinin sepse sic më njeh ai mua e njoh edhe unë atë edhe është i sinqertë në atë që thotë. Ai beson vërtet se thotë dicka të rëndësishme dhe duhet ta marr në konsideratë dhe e fundit, zero sepse ka dy njerëz që janë të painteresuar për asociacionin dhe në këtë pikë jasnë bashkë por janë të interesuar që asociacioni të mos krijohet dhe këta janë kryeministri i Kosovës dhe Presidenti i Serbisë sepse për mënyrën se si e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme iu duhet armiku i jashtëm. Pse i con presidenti i Serbisë ushtarët në kufi me Kosovën”, tha ai.




















