Connect with us

Lajme

Prostitucion “nën hundën” e policisë në dalje të Tiranës, gjithçka në ambient të hapur

Publikuar

Edhe pse është një vend ku vazhdimisht kalojnë familjarë me fëmijët e tyre, Kompleksi Malejzjan te kthesa e Kamzës është kthyer në një vendndodhje ku ushtrohet prostitucion.

Një video e publikuar “Shqipëria LIVE”, u zbulua se veprimtaria e prostitucionit ushtrohet nën hundën e policisë.

Në një xhirim rreth orës 20 e 30 “peshkohen” 2 gra, që janë të interesuara të ofrojnë shërbimet e tyre seksuale në këmbim të pagesës, në shifra që variojnë nga 30, deri në 100 mijë lekë të vjetra.

Ato preferojnë që marrëdhëniet t’i kryejnë në ambient të hapur, ku edhe mund të largohen me lehtësi, madje njëra prej tyre duket se shqetësohet nga regjistrimi në hotel.

Biseda e gazetarit me dy vajzat:

Gazetari: Gocë je?

Gruaja 1: Gocë mo çuni, ja preke dorën. Për Zotin, gocë tamam. E bëjmë përjashta.

Gazetari: Aty? Përjashta në këmbë?

Gruaja 1: Po pse në krevat? Se gjersa e nise ke opsion tjetër ti? Tani hoteli është 100 mijë. Jo 3, 4 se të dhemb zemra. Tani do shkojmë këtu te cepi? Shkojmë dyshe këtu 60 mijë lekë.

Gazetari: Të dyja?

Gruaja 1: Po. Hajde të bësh qef.

Gazetari: Po ça qefi aty në ferra, unë po të them gjë tamam të dyja.

Gruaja 2: Do hotel nuk do rrugë.

Gruaja 1: Aaa do hotel. Sa do na japësh për hotel ti neve?

Gazetari: Si mendoni ju?

Gruaja 1: Ti thua dy herë more burrë. Pse të punon kaq shumë motorri ty?

Gruaja 2: Zemra nuk po bëjmë videoklipin e Bleona Qerretit dhe Ingrid Gjonit. Ne po bëjmë një marrëveshje për seksin.

Gazetari: Mirë ok. Të vish vetëm ti pra, të bëjmë pazarin tamam.

Gruaja 1: Do ta marrësh ti se mua nuk më duket e arsyeshme. Merr këtë një herë se kap një tjetër unë.

Gruaja 2: Unë ja thashë tani, me ta marrë lekun kot, nuk shkon në hotel ajo. Unë shkoj, 50 mijë dua në hotel. Kështu jam tullë unë, nuk ke ça të më shohësh. Hë se na shofin kamerat. Ça hoteli? Ja këtu e ke hotelin po deri në orën 22:00 se mbyllet pastaj.

Maqedoni1 hour ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri2 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota2 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota2 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni3 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri4 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme4 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi5 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme5 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni6 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme6 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri6 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

NA NDIQ NË FACEBOOK